Dritan Mesuli
ENGJËLLI IM MBROJTËS
FËMIJËRISË
Ikëm duke mbetur brenda teje.
Përplasemi
nëpër det andej-kendej
krejt të dhënë fatit
ndërsa prej kockash zhveshim mëkimet, ninullat.
Rritemi
ndërsa stuhi e pjekjes na i rëndoi degët
si pemët në vrullin e prillit.
Regëtin trokthshëm gjaku ndër deje
dhe fëmija burrërohet në fytyrat tona.
Te ndjej brenda meje!
Shfaqesh muzgjeve
kur femijët jepen ethshem lojrave në parqe
dhe gjithçka jotja është krejt e pastër,
krejt e kapshme
krejt e mrekullueshme.
sa,
kur e breron sërish njomështinë
jepemi pa kushte
si lumturisë pa çmim.
KUR NDJEVA HERËN E PARË TË ÇMENDEM
Kur ndjeva herën e parë të çmendem
isha lakuriq nga tendencat dhe qëllimet
Dua të mbytem në detin tënd,
por guximi im
i ka këmbët më të gjata
se thellësia jote!
Ti ma ke shkruar emrin në rërë
dhe unë pres
dallgën e parë të vdes!
Fundja
njohëm nga një fytyrë më shumë!!!
PËR NËNËN TIME!
Dërgomë një engjëll në mëngjes
kur kthehem i lodhur nga ëndërrimet!
Kam fituar gjithmonë ikje
në bixhozët me kurthe.
Vëre dorën në plagët e mia të merituara,
engjëll flokargjend.
Ah, të vdisja
të mbeteshe përjetë kështu si je,
mbretëreshë smeraldi,
Lavdi tokësore mbuluar nga pleqëria.
Eja,
kur gjumi
m'i mbulon sytë me kripë ëndrrash të lodhshme,
Shën Mëri prej balte të ëmbël.
të mbetesha në prehrin tënd,
gjiri yt të mi rrihte kockat, gjakun,
çdo skutë të trupit.
Ti zgjoja gjithë agimet
dhe hënat ti bëja fli në lindje pa vdekje!
Nënë
kurth i jetës-vdekja
ligj natyre,
flë e qete tek e nesërmja,
si ankthi
dhe ti,e di, do të vdesësh.
Megjithatë
le ta mbarështoj lotin e lamtumirës në këso fjalësh
ku vdekja s'bën vend kurrë!
Ka në jetë ankthe ku ia vlen ti durosh
ngaqe janë agime të përskuqura dashurie!!
U ...
|
|
|
|
|
|