Title: Ungjilli modern

Author:MESULI DRITAN
Subject:POETRY
Source:
Download book:
Words Statistic:words statics
 

Number of words for page:
Dritan Mesuli

UNGJILLI MODERN

***

Në mesnatë
Do ta fik kandilin!!!

Uroj të m'i nxjerrësh sytë
Dhe të m'i puthësh
Vuatjet e mbytura
Në gjakun tim të gështenjtë!

Kaq i etur jam për ty
Gjurmë drite
Në pluhurin e varrit
Buzë rrokullime.

**************************************************************
***

Në rrugë
E buzë rruge
Pemët!

Një pëllumb i lishtë
Është ulur
Në plagë të gurit!

Dhe pak
Dhe do ndodhë mrekulli e pritjes, shpirt!!!

Mjaft mos të vdesë durimi!

Gugon dhimbshëm pëllumbi...
Në thonjtë e mi
Prej guri!!!

**********************************************

***

Aty ku shpresa
Është tastjerë e fshehur
Në guackë
Një zog shtegues
Po çel vezë flamujsh.

Në bacën e pushtuar prej grami e rrodhesh
Këmbët e diellit
Shkundin ajsbergë kronikë
Që ulërijnë në shkrirje.

Frika ime S'jevetëm!!!
Fatkeqësisht!!!

Në ballkone të zhubravitura
Shikimi balsamos thinjat e mia!

Kam ftohtë në guackë, zëri im!
Dhe në skutat e natës
Që janë të etura
Për çfarëdo lloj kuisjeje!!!

*****************************************

***

Në vargjet e mia
Trupi
Është shpërthim ngjyrash.

Dua ta shqyej
Zemrën
...dhe grushtin e dheut,
të munguar,
që ka lënë varrin e pamundësisë
pa mbuluar...
njollë n'trup!

*************************************************

***

Pa fjalë!

Dhe të frikësuar
Çartim rregullin brutal
T'kemi një dëshmi
Për të mbijetuar në yje!

Kjo qenia jonë,
Varkë e braktisur
Në rrënjët e një fiku
Që rritet n'shkëmb.

Edhe vonesa është vonë
Në shartimin stinor
Të fjalës!

*********************************************************

***

Mukoza e natës
Më mbështjell kafkën
Me një dëshirë rebele!

Mbas shpine, e di, je ti,
Por, më përtej teje,
Unë ruaj
Të fundit syth
Që ma liron shenjtin
Nga shkretëtirat
Pa kulm!

Është gjak neonesh dëshmitare
Gjurma e ndërkryer
E rërës,
Ardhur prej malit sa guri
Duke u bërë në breg
Gjysmëpeshk.

Erë!!!

************************************************************

BURIM!!!

Sytë
Ndër fjalë.

Shpirtrat
T'mbyllur n'rrathë e n'vija!

Jetëgjatë
Drita
Për të qenë këtu
Ujë!

**********************************************************

PEIZAZH NË MOSKATO

Mbi lumin e tharë
Ura!

...
Page: 1
 

Others Books from the author..

Help

  • Select one or more words an get availables translation in Logos Dictionary.
  • Set the number of words for each page an refresh the content.
  • Go to begin of the document
  • Go to previous page
  • Go to next page
  • Go to the end of document
  • Libri.it

    EDMONDO E LA SUA CUCCIATUTTI UGUALI IN FAMIGLIA!IL RE CHE VALEVA 4,50€ COSÌ È LA MORTE?
  • Libri.it
  • Treccani